Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel administrativ në kategorinë “Specialist/Agronom” në Fermën Didaktike Eksperimentale.
Konkursi do të zhvillohet në godinën e Rektoratit, në sallën e mbledhjeve të Rektoratit, në datën 24.11.2022 në orën 14:00.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike, të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 22.11.2022.
Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkangjitura më poshtë.