Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në kategorinë “Teknik Shërbimi/Fotograf” Klasa VI pranë Degës së Administrimit të Aktiviteteve Zyrtare në Rektorat.
Konkursi do të zhvillohet në godinën e Rektoratit, në sallën e mbledhjeve të Rektoratit, në datën 25.11.2022 në orën 12:00.
Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike, të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 23.11.2022.
Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkangjitura më poshtë.