Në kuadër të Projektit “UBT-BOKU 2030”, në Fakultetin e Shkencave Pyjore u organizuan takime me Prof. Erhard Halmschlager, ekspert i kurikulave në Universitetin BOKU të Vjenës, Austri.
Pas përfundimit të procesit të riorganizimit të ofertës akademike ekzistuese në këtë Fakultet, po diskutohet në detaje me stafin drejtues dhe stafin akademik për përmirësimin e strukturës dhe përmbajtjes së kurikulave mësimore, veçanërisht në ciklin Bachelor në programet "Inxhinieri Pyjore" dhe "Inxhinieri Përpunim Druri", me qëllim harmonizimin e tyre sipas standardeve të Universitetit BOKU, Vjenë.
Takimet e para konfirmojnë angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe ekipit të BOKU, duke siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e këtij projekti për periudhën në vazhdim.