Në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare organizohet simpoziumi shkencor me titull “Shëndeti Publik Veterinar dhe mbështetja që jep kërkimi shkencor në kuadër të qasjes 'Një Shëndet'" për projektet PKKZH 2023-2024, financuar nga AKKSHI.
Gjatë takimit u prezantuan punimet e zhvilluara në disa tema studimi, si mbrojtja e shëndetit publik nëpërmjet diagnostikimit të shpejtë apo trajtimit dhe parandalimit të sëmundjes, antibiotiko rezistenca në zinxhirin e prodhimit të shpendëve për vezë, hartëzimi dhe vlerësimi i habitatit e i llojeve të rriqnave që gjenden në Shqipëri dhe patogjenët që mbartin etj.