Përmbyllet Faza e Parë e Projektit për Njohuritë Financiare të Fermerëve dhe Ndryshimet Klimatike në Zonat e Korçës dhe Divjakës

Përmbyllet faza e parë e Projektit “Njohuritë financiare të fermerëve, ndryshimet klimaterike dhe demografike si faktorë përcaktues për bujqësinë e qëndrueshme (Rasti i zonës së Korçës dhe Divjakës)”, financuar nga AKKSHI, me koordinatore Prof. Asoc. Dr. Albana Gjoni.

Projekti ka për qëllim kryesor realizimin e një kërkimi shkencor në lidhje me nivelin e njohurive financiare të fermerëve në zonën e Korçës dhe Divjakës, efektet e ndryshimeve klimaterike dhe demografike si faktorë që përcaktojnë zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri.

  • Sapo është mbyllur faza e parë 6-mujore e projektit (me kohëzgjatje të plotë 18 muaj), ku janë realizuar një sërë aktivitetesh:
    - Ndërtim dhe realizim i intervistave me operatorët e sistemit financiar për nivelin e specializimit në lidhje me fermerët dhe bujqësinë e qëndrueshme.

- Ndërtim dhe plotësim i pyetësorëve me fermerë të zonës së Korçës dhe Divjakës për njohuritë financiare dhe nivelin e përfshirjes në burimet e financimit, si dhe mbështetjen financiare.

- Mbledhje, përpunim dhe analizë e të dhënave primare.

Promovimi i Produkteve Vendase për Zhvillimin Rural: Leksioni i Prof. Dr. Petropoulos në UBT