Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit në mbështetje të Sektorit të Bimëve Medicinale dhe Aromatike për transferim të teknologjisë dhe njohurive në bujqësi në këtë sektor në Shqipëri. 🍃
Sot jemi në Malësinë e Madhe në kuadër të prezantimit të draftit të parë të Compendiumit të BMA-ve, një material njohurish që do t’i shërbejë si referencë kombëtare sektorit të BMA-ve.
Ky hap ndërmeret për herë të parë në Shqipëri nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit në sinergji me AKMVB, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shoqata të Sektorit të BMA-ve, aktorë të tjerë të zinxhirit të vlerës dhe sektorin privat. Ai mbështetjet nga RisiAlbania, projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) -Ambasada e Zvicrës dhe në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë që zbatohet nga Helvetas.