Në kuadër të projektit READ, financuar nga AADF, në Universitetin Bujqësor të Tiranës është zhvilluar cikli i leksioneve për projektin "Nutrition research synergies: Advancing collaborative efforts for enhanced nutrition and health in Albania".
Projekti organizohet nga pedagoget e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Dr. Vilma Gurazi dhe Dr. Sanije Zejnelhoxha, në bashkëpunim me Diasporen Akademike përfaqësuar nga Dr. Erand Llanaj.
Gjatë këtyre leksioneve studentët e kursit I dhe II Master Shkencor "Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit" të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, do të njihen me metodat e vlerësimit nutricional në studimet epidemiologjike.