Puna për implementimin e Projektit UBT-BOKU 2030 vazhdon intensivisht.

Takimi i radhës i ekipit të UBT-së u zhvillua në Universitetin BOKU të Vjenës, ku ekipi i zbatimit të reformës po zhvillon takime intensive me partnerët austriakë.

Ekipi i UBT ka realizuar takime me stafin drejtues të BOKU, me fokus konkretizimin e punës së nisur për reformimin e ofertës akademike dhe shkencore të UBT. Përveç diskutimeve me drejtuesit dhe stafin akademik mbi programet e ngjashme që planifikon të ofrojë UBT, ekipi u njoh edhe me infrastrukturën laboratorike dhe shkencore të BOKU dhe VetMedUni Vienna.

Një temë kryesore e takimeve midis stafit të të dy universiteteve ishte përcaktimi i mënyrave dhe modaliteteve teknike për fillimin e implementimit të ofertës së re akademike, bazuar në modelin e BOKU. Përveç krijimit të Komisionit të Studimeve në nivel universiteti, të miratuar nga Senati i UBT-së, u vendos gjithashtu formimi i komisioneve ad-hoc për zhvillimin e programeve të reja mësimore që do të ofrohen nga UBT në të ardhmen.

Puna për reformimin e UBT-së, sipas modelit të BOKU, vazhdon me përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës takoi sot ekipin e UNIDO dhe ekspertin e nivelit të lartë Dr. Nigel Croft