Raport mbi trajnimin/ TNT2022

Përfaqësues nga Drejtoria e Programeve dhe Zhvillimit në UBT, në datën 06.10.2022 morën pjesë në workshopin me temë: “Practical advice on how to write Horizon Europe grant proposals”, të zhvilluar në në kuadër të Edicionit të 22-të tëKonferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022), e mbajtur në Pallatin e Kongreseve.

Trjanimi u ofrua nga Z. Giles Brandon, i cili ka një eksperiencëmë shumë se 30 vjecare në shkrimin e projekteve Europiane, R&D dhe konsulencë inovacioni (CERN, EU, EIB, World Bank & NATO), zhvillimin e produkteve me teknologji të lartë(Siemens & Delphi/General Motors), ka shpikur disa patenta. Për më tepër ai është Drejtor Menaxhues i Intelligentsia Consultants, e cila është një kompani që ofron trainime për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga BE (FP7, H2020 & Horizon Europe) shumë prej tyre përfshijnëinstitute kërkimore në Widening Countries, lidhur me zhvillimin e qendrave të exelencës, integrimin në ERA dhe transferimin e teknologjive.

Gjatë trajnimit, u prezantuan mënyrat, këshilla dhe rekomandime për shkrimin e propozimeve për “Koordinator dhe Veprimet Mbështetëse  (CSA)” për programin Widening të Horizon Europe, respektivisht për Hop-On Facility, Twinningdhe ERA-Chair, qëllimi i këtyre thirrjeve, dokumentet krysore, programin e punës, formën standarde të aplikimit, si të strukturohen propozimet, përshkrimi teknik (Pjesa B) me seksionet: ekselenca, impakti dhe implementimi, objektivat, paketat e puës lidhur me kërkimin shkencor, diseminimi dhe komunikimi, rezultatet, pronësia intelektuale, indikatorët cilësorë dhe sasiorë, analiza SWOT, buxheti, partnerët dhe burimet e ndryshme të informacionit. Gjithashtu u paraqitën dhe shembuj suksesi për vendin tonë (SUSNANO), vende të tjera (FIT-4-NMP) si dhe shkalla e suksesit për të gjitha vendet aplikuese. 


Lidhur me programin Widening Participation and Strengthening the European Research Area, të cilat ka aktualisht thirrje të hapur për Hop On Facility, TOPIC ID: HORIZON-WIDERA-2022-ACCESS-07-01.
Në pjesën e dytë të workshopit u vijua me këshilla dhe rekomandime për shkrimin e propozimeve për “Aksionet Kërkim dhe Inovacion (RIA)” lidhur me programin e Shtyllës 2 të Horizon Europe (Grupet 4 dhe 5).

Për të gjitha thirrjet (1134) të cilat mund të jenë mbyllur aktualisht (1004), priten të hapen (1) ose janë të hapura (129) i gjeni në: Horizon Europe (HORIZON, 2021 – 2027).

Të gjitha këto thirrje ofrojnë më shumë mundësi për kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin, bashkëpunimin, rritjen e kapacatiteteve të kërkuesve shkencorë në të gjitha shkallët e karrierës së tyre, nëpërmjet trajnimeve, shkollave verore, konferencave etj.

Ky trajnim mblodhi sëbashku pjesëmarrës  të interesuar në shkrimin propozimeve për grante të Horizon Europe: lektorë, kërkues shkencorë, staf administrativ të zyrave të projekteve, sipërmarrës, konsulentë, etj. Gjithashtu workshopi shërbeu edhe për përforcimin e rrjetit duke qenë se pjesëmarrëse ishin përfaqësues të universiteteve publike, Akademia e Shkencave, në Shqipëri.

Gjithashtu, patën mundësi të jenë pjesë e aktiviteteve të TNT2022 edhe studentënga Università degli Studi di Perugia, të cilët aktualisht janë duke kryer një shkëmbim semestral pranëUniversitetiBujqësor të Tiranës.


Pregatiti: Dr. Luziana Hoxha

Drejtoria e Programeve dhe ZhvillimitUBT

Rezidenca Studentore Universitare njofton të gjithë studentët se ka akoma vende të lira dhe se mund të rezervojnë dhomën e tyre edhe në platformën online.