Sesion informues nga DBU

Z. Alexander Bittner, Përgjegjës në DBU për Programin CEE për Ballakanin Perëndimor dhe Znj. Claudia Domel, Përgjegjëse për Projektet Ndërkombëtare për Europën Qendrore dhe Lindore ofruan një informacion të detajuar mbi mundësitë që ofron DBU për studentët  dhe stafin akademik të UBT.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku teksa mirëpriti delegacionin përfaqësues nga DBU, i njohu ata edhe me një pasqyrë të përgjithshme të UBT dhe të prespektivave të tij për të ardhmen në funksion të zhvillimit të edukimit, kërkimit shkencor dhe transferimit të njohurive.

Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU) mbajti një sesion informues para studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi bursat e studimit që ai ofron për të diplomuarit e kualifikuar Master në të gjitha disiplinat, dedikuar kualifikimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës.

Studentët e nivelit Master dhe Doktoraturë të të 5 fakulteteve të UBT, patën mundësinë të informohen më në detaje rreth bursave të studimit, nisur që nga mënyra e aplikimit, kriteret që duhet të përmbushë secili kandidat, kohëzgjatjen, procesin e zhvillimit të saj e deri tek përfitimet që merr secili prej saj.

Gjatë kohës së qëndrimit në Gjermani, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi zgjidhjet e çështjeve mjedisore dhe më pas të mund t’i transferojnë ato në vendet e tyre të origjinës.

Sesioni informues ofroi informacion edhe për pedagogë e kërkimorë shkencorë të interesuar të UBT mbi projektet e financuara nga DBU me tematika të ndryshme.

Për më tepër informacion rreth programit shkoni në linkun: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/albania/

Për aplikimin online: https://cms.dbu.de/2602.html

Ofertë pune 2 vende Asistent Lektor -Departamenti Pyjeve