Të nderuar të merrnim pjesë në festën e organizuar me rastin e ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, datë që përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776.
Falenderues për ndihmën e pakursyer që SHBA ka dhënë dhe vazhdon të japë jo vetëm për Universitetin Bujqësor të Tiranës, por për të gjithë zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në vend. Falë ndihmës së projektit SARA që në fillim të viteve ‘90 dhe në vazhdim, financuar nga Qeveria e SHBA-së, UBT realizoi një proces të plotë të refromimit të kurikulave dhe ofertës akademike, shenja që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.
Krenar për ndihmën dhe bashkëpunimin aktual intensiv që UBT ka me disa nga Universitetet më presitgjoze në SHBA, të tilla si Michigan State University (MSU), Boston University (BU), University of Iowa etj, ku falë këtij bashkëpunimit institucional kolegët tanë po implementojnë disa projekte shkencore shumë të rëndësishme.