NJOFTIM
"PËR SHPALLJEN E KRITEREVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PËR STUDENTËT
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) njofton studentët nga Republika e Kosovës, që ndjekin studimet pranë tij në programet Bachelor për vitin akademik 2024-2025, se janë hapur aplikimet për përfitimin e bursave. Për të siguruar një proçes të drejtë dhe transparent, janë përcaktuar kriteret e aplikimit të përcjella nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sipas dokumentit bashkëngjitur njoftimit.
Afati për Aplikim
Afati për aplikim është deri më 15.11.2024. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen pranë njësive të Menaxhimit Ekonomik dhe Financiar në Fakultetet përkatëse të UBT-së.
Për më shumë informacione ose pyetje, mund të paraqiteni fizikisht pranë njësive të menaxhimit ekonomik dhe fînanciar në secilinfakultet të UBT-së.
Njoftim