Shtyhet afati për aplikim në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2022-2023.

Njoftohen të gjithë aplikantët se afati i dorëzimit të dosjeve për aplikim në 5 programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, do të shtyhet deri në datën 10 Mars 2023.

Programet e studimit të ciklit të tretë :

1. Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

2. Doktoraturë në  “Shkencat Bujqësore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

3. Doktoraturë në “Shkencat Mjedisore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

4. Doktoraturë në “Shkencat Veterinare”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

5. Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Dorëzimi i dosjeve bëhet tek personat e kontaktit në fakultete (kontaktet i gjeni tek dokumentacioni i kërkuar për çdo program studimi). Ftohen të aplikojnë kandidatët nga Shqipëria, Kosova dhe kandidatët me origjinë Shqiptare nga Maqedonia e Veriut. 

 

Universiteti Bujqësor i Tiranës pjesë e Konsorciumit Kërkimor Shqiptaro-Austriak për Menaxhimin e Ujërave dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Ujëmbledhësve