Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi

Pas evidentimit të kryer në një fermë me lopë në Fier, në kuadër të vazhdimësisë së Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, pedagogia e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Lumturi Papa dha rekomandimet e saj për hapat që fermeri duhet të ndjekë për të siguruar një pjellori mbi 80 % të lopëve dhe për të planifikuar prodhimin dhe përdorimin e bazës ushqimore.

Rekomandimet u bazuan në përmirësimin e racioneve ushqimore gjatë tharjes së qumështit tek lopët, ndjekjen e gjendjes së thundrave, përmirësimin e higjenës në stallë, ndërtimin e gropës së plehut për të minimizuar ndikimin në mjedis, ndjekjen e situatave riprodhuese dhe mbajtjen e shënimeve në fermë për aspektin prodhues dhe administrimin e ushqimeve.

Thirrje Universiteti i Peleponezit