Gjatë muajit Shtator 2024, në kuadër të vazhdimit të trajnimeve e këshillimeve nga profesorët e Universitetit Bujqësor në disa prej fermave të përzgjedhura nga Skema Kombëtare e Trajnimit në vend, Prof. Dr. Bari Hodaj ka realizuar trajnimet e radhës në ullishte në disa ferma në Tiranë, Lushnjë, Fier e Gjirokastër.
Fermerët në zonën e Tiranës u këshilluan për shërbimet në ullishte, procesin e vjeljes dhe monitorimin e sëmundjeve e dëmtueseve, kryesisht miza e ullirit, ndërsa në zonat e tjera u realizuan trajnime me fermerët dhe ekstensionistët e Drejtorive të Bujqësisë për hallkat e teknologjisë (zinxhirin) e prodhimit të vajit të ullirit eksta i virgjër.
Në përfundim të takimeve, profesori Hodaj bëri me dije se si rezultat i këshillimeve dhe trajnimeve të mëparshme, momentalisht të gjitha fermat e kanë shumë të mirë gjendjen e ullishteve si nga pikpamja fitosanitare ashtu edhe ngarkesën e prodhimit.