Ekipi i Universitetit BOKU të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvilluan një takim të hapur me të gjithë studentët e programeve Master Shkencor mbi ecurinë e deritanishme të Projektit BOKU-UBT 2030.
Marrëveshja e Bashkëpunimit mes BOKU dhe UBT është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më inovative për të rinjtë dhe shoqërinë, e cila synon të bashkojë burimet dhe ekspertizën e dy institucioneve për të arritur përfitime të prekshme në zhvillimin akademik, social dhe ekonomik të vendit tonë dhe më gjerë.
Si studentë, kontributi juaj është baza e këtij rrugëtimi të përbashkët, ku pjesëmarrja juaj aktive dhe idetë tuaj janë kyçe në arritjen e suksesit të këtij Projekti.
Po ashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij Projekti në benefitet akademike dhe në mundësitë e reja që sjell për zhvillimin e karrierës së studentëve, duke ju ofruar mundësinë për të punuar dhe bashkëpunuar me ekspertë të shquar dhe organizata ndërkombëtare.