Takim me Përfaqësues të Urdhrit të Mjekëve Veterinarë të Turqisë

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, zhvilloi një takim me Prof. Dr. Murat Arslan, Përfaqësues i Urdhrit të Mjekëve Veterinarë të Turqisë në kuadër të zgjerimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e veterinarisë.

Ky takim u fokusua në forcimin e bashkëpunimit për praktikat veterinare para dhe pas diplomimit, shkëmbimin e studentëve dhe rritjen profesionale të mjekëve veterinarë shqiptarë.

Në prani edhe të Presidentit të Urdhrit Veterinar të Shqipërisë, Z. Ervin Resuli, qëllimi i bashkëpunimit mes palëve u përqëndrua tek përmirësimi i shëndetit publik, cilësisë së shërbimeve dhe inovacionit të teknologjive mjekësore veterinare.

Leksione dhe workshop të realizuar nga Z. Tristan Russell