Takimi në bankën gjenetike

Shefi i Misionit të SHBA në Tiranë, z. David Wisner dhe Ministrja e MBZHR, Znj. Anila Denaj, vizitojnë Bankën Gjenetike të Bimëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Kënaqësi të prisnim Shefin e Misionit të SHBA në Tiranë, Z. David Wisner, Ministren e MBZHR, Znj. Anila Denaj, Zv. Ministrat, Z. Dhimo Kote dhe Z. Arjan Jaupllari, për të vizituar Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve, një institucion shumë i rëndësishëm i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe i gjithë vendit tonë.

Si institucioni kombëtar që koordinon aktivitetet në fushën e ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve gjenetike të bimëve në shkallë vendi, bazuar në parimet themelore të bankave gjenetike në të gjithë botën, IRGJB ruan sot mostrat më të rëndësishme të specieve të ndryshme të bimëve (kultivarë modern dhe primitivë si dhe të afërm të egër të tyre në të gjitha bimët e kultivuara, pemët frutore autoktone dhe resurset gjenetike të hardhisë autoktone, bimë mjekësore, bimë të rralla, bimë të rrezikuara e në rrezik zhdukjeje, bimë të egra me interes për bujqësinë etj). 

Krenarë që ky institucion unik në vend ruan dhe pasurohet çdo ditë me të gjithë germoplazmën e vendit tonë për Resurset Gjenetike të Bimëve për Ushqimin dhe Bujqësinë (më shumë se 5000 aksesione) si dhe mbi 670 aksesione të mbjella në Bankën Gjenetike të dru-frutorëve, pranë Fermës Didaktike Eksperimentale, Valias.

Së shpejti fillojmë ndërtimin e ambienteve moderne të Bankës Gjenetike të Bimëve, me të gjitha hapësirat e nevojshme, laboratorë modern dhe aksesorët e duhur. 

Së bashku për Universitetin Bujqësor të së ardhmes

Takim shkencor me temë “Risi në teknologjinë e të ushqyerit të bimëve” mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe AZ GROUP