Thirrje nga Universiteti i Torinos

Thirrje për mobilitete për profesorë në Universitetin e Torinos, Itali

Universiteti Bujqësor i Tiranës fton profesorët të marrin pjesë në programin “Visiting Professor Program” të organizuar nga Universiteti i Torinos, për të shkëmbyer njohuri dhe eksperienca me profesorë ndërkombëtarë pjesëmarrës nga të gjitha fushat shkencore.

Për vitin akademik 2024-2025 programi ofron 161 pozicione për profesorë ndërkombëtarë pjesëmarrës nga universitetet e BE dhe jashtë BE-së, të interesuar për të ligjëruar kurse zyrtare në nivelet Bachelor dhe Master.

Thirrja për aplikime është e hapur edhe për profesorët e UBT dhe aplikimet mund të dorëzohen online deri më 8 maj 2024, ora 11:00.

Për më shumë vizitoni linkun:  https://en.unito.it/call-visiting-professors

Njoftim_Komisioni për Ligjshmërinë e Promovimit Akademik dhe Kontrollit Antiplagjiaturë (KLPAKA)