Thirrje për aplikim midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Latvia University” Riga, Letoni

Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Latvia University” Riga, Letoni. Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025.

Ftohen studentët e Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 4.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;

  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;

  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;

  4. Kopje e skanuar e pashaportës;

  5. Dëshmi e gjuhës angleze;

  6. CV në gjuhën angleze;

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.B në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

1)     evadashi@ubt.edu.al (koordinatori akademik)

2)     erasmusoffice@ubt.edu.al

 

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (09/01/2025) deri në datë 20/01/2025.

Ju urojmë suksese!!! 

Thirrje Latvia University 

Workshop me studentët e Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit