NJOFTIM PËR MOBILITET TË STUDENTËVE TË FMV-së
Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Kordovas-së në Spanjë, shpallet thirrja për aplikim për 1 mobilitet në fushën e Mjekësisë Veterinare për studentët e kursit të pestë, gjatë semestrit të dytë, për praktika profesionale. Ftohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Koha e qëndrimit është 2 muaj.
Dokumentat për të marrë pjesë në aplikim janë:
· CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
· Leter motivimi;
· Certifikatë e gjuhës Angleze (Niveli B2)
Afati i dorëzimit të dokumentave është 31 Janar 2025, në adresën erasmusoffice@ubt. edu.al,
eandoni@ubt.edu.al.
Thirrje studente Kordova