Thirrje për aplikim për studentë, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Jaen-it, Spanjë

Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Jaen-it, Spanjë, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025.

 

Ftohen studentët e Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 3.

Çdo student  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;

  2. Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;  (50 pike)

  3. Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet; (20 pike)

  4. Kopje e skanuar e pashaportës;

  5. Dëshmi e gjuhës angleze;  (20 pike)

  6. CV në gjuhën angleze; (10 pike)

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:

1)     erasmusoffice@ubt.edu.al

2)     evadashi@ubt.edu.al

 

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (01.10.2024) deri në datë 30 October 2024.

Ju urojmë suksese!!! 

Thirrje Jaen students 2024 

Call for Participation in the Training Course: "Managing your GIS project"