Thirrje për aplikime për shkëmbim studentësh dhe staf në Adiyaman, Turqi

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Adiyaman University, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh dhe staf për vitin akademik 2023-2024, në Adiyaman, Turqi.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë studentë dhe staf të Fakultetit te Bujqësisë dhe Mjedisit, Ekonomisë dhe Agrobiznesit si edhe Bioteknologjise Agroushqimore. 

 Kriteret për aplikim:

 – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

 – Performancë të mirë akademike.

Afati i aplikimit: 15 Shtator 2023

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar, si më poshtë:
– Vërtetim studenti
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– CV në gjuhën angleze;
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al
Thirrje Adiyaman Turqi 

FBM Grafiku i Provimeve