Thirrje për pjesëmarrje në kursin e trajnimit: "Menaxhimi i projektit tuaj GIS"

Thirrje për pjesëmarrje në kursin e trajnimit: "Menaxhimi i projektit tuaj GIS" në datat 11-15 Nëntor 2024, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

UBT dhe IAMO në kuadër të projektit “Themelimi i Qendrës Gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor” organizojnë kursin e tretë mbi hapat e nevojshëm për ngritjen e një projekti të suksesshëm GIS.

Kursi është i hapur për të gjithë studentët, pedagogët, studiuesit dhe profesionistët në bujqësi apo fusha të ngjashme që studiojnë ose punojnë në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Afati i fundit për aplikim është data 25 Tetor 2024.

Hapen aplikimet për të përfituar mbështetje financiare