Universiteti Bujqësor i Tiranës fton
stafin akademik të aplikojë në thirrjet për projekte Horizon Europe 'A Soil
Deal for Europe', që do të jenë të hapura deri në datën 08 Tetor 2024:
- HORIZON-MISS-2024-SOIL-01-01: Co-creating solutions for soil health in Living Labs
- HORIZON-MISS-2024-SOIL-01-02: Living Labs in urban areas for soil health
Misioni i Bashkimit Evropian 'A Soil Deal for Europe' mbështet iniciativat që kontribuojnë për mbrojtjen dhe rigjenerimin e tokës duke promovuar praktika të qëndrueshme të menaxhimit në zonat urbane dhe rurale. Misioni synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe garantimin e shëndetit dhe produktivitetit afatgjatë të tokës nëpërmjet mbështetjes së programeve të kërkimit dhe inovacionit, krijimin e 100 laboratorëve për të stimuluar krijimin e njohurive, testimin e zgjidhjeve dhe demonstrimin e vlerave në kushte reale, për të zhvilluar një kuadër të integruar të monitorimit të tokës në Evropë dhe të ndërgjegjësimit të shoqërisë për rëndësinë jetike të tokës.
Informacione më të detajuara mund të gjenden në dy linqet më sipër si dhe në faqen web:
https://research-and-innovation.ec.europa.eu/funding/funding-opportunities/funding-programmes-and-open-calls/horizon-europe/eu-missions-horizon-europe/soil-deal-europe_en