Universiteti Bujqësor i Tiranës
fton studentët dhe stafin e tij akademik të marrë pjesë në trajnimin
ndërkombëtar me temë “Lab Innova South-East Europe 2024” lidhur me sektorin e
mekanikës bujqësore dhe impianteve të prodhimit ushqimor.
Në këtë trajnim 2 ditor (18, 19 Qershor 2024, nga ora 10:00 deri më 17.00), pjesëmarrësit do të mund të thellojnë njohuritë e tyre nga profesorë italianë në lidhje me financimet, marketingun, paketimin, sigurinë ushqimore, inovacionin dhe mekanizimin në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.
Nisma realizohet nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), Federunacoma – Federata Kombëtare e Prodhuesve të Makinerive Bujqësore, Kopshtarisë dhe Komponentëve, si dhe Anima – Confindustria e mekanikës.
Të
interesuarit mund të regjistrohen duke plotësuar formularin në
linkun: https://forms.gle/