Thirrje për shkëmbim studentësh

Në kuadër të projektit Erasmus + midis Instituto Politecnico de Viana do Castelo  dhe  Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh për Semestrin e parë 2023-2024, në Viana do Castelo, Portugali.

Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit si dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare të Universitet pritës dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë, të cilat duhet të përkojnë me modulet që do të ndiqnin këtu në semestrin përkatës. Informacion mbi modulet mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.ipvc.pt/en/estudar/estudar-no-ipvc/cursos/licenciaturas


Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:  

      Vërtetim nga Sekretaria Mësimore 

      Lista e notave  

      CV 

      Letër motivimi   


Afati i fundit për aplikim është:  20 Prill 2023 

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al 

 Thirrje Portugali 

UBT nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Bolonjës, Itali