Thirrje Universiteti i Peleponezit

Datë:04/12/2024

NJOFTIM PËR MOBILITET TË STUDENTËVE ERASMUS+

Në kuadër të Programit INTERNATIONAL MOBILITY ERASMUS+ International (International Credit Mobility KA 171) midis Universitetit të Peloponezit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për shkëmbime sttudentësh dhe stafi akademik.

Kjo pjesëmarrje përfshin mobilitetin e një stafi akademik nga Departamenti i Bujqësisë i Universitetit të Peloponezit drejt Universitetit tonë dhe anasjelltas (2 në total). Lëvizja e stafit akadamik ka një kohëzgjatje prej një jave.

Thirrja për studentët përfshin edhe pjesëmarrjen e 2 studentëve. Kjo thirrje për studentët ka një kohëzgjatje prej një semestri dhe korrespondon me 30 ECTS.

Afati  i aplikimit përfundon në datën 10/12/2024.

Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë

Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit.

Dokumentacioni i nevojshëm (për stafin akademik) për të aplikuar, si më poshtë:

- Letër motivimi në gjuhën angleze;

- CV në gjuhën angleze;
 

Dokumentacioni i nevojshëm (për studentët) për të aplikuar, si më poshtë:

- Letër motivimi në gjuhën angleze;

- CV në gjuhën angleze;

-Vërtetim studenti

-Fotokopje pashaporte

-Lista e notave

 Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën: erasmusoffice@ubt.edu.al dhe  emustaqe@ubt.edu.al

Thirrje Universiteti i Peleponezit 

Sesioni informues nga Agjencia Startup Albania në kuadër të shpalljes së thirrjes "Grant2025"