NJOFTIM PËR MOBILITET STUDENTË
Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe University of National and World Economy (UNWE), Sofie, Bullgari. Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim për studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2024-2025.
Ftohen studentët e Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
- Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
- Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
- Kopje e skanuar e pashaportës;
- Dëshmi e gjuhës angleze;
- CV në gjuhën angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:
1) evadashi@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (24.10.2024) deri në datë 30 October 2024.