Trajnim mbi Kodin e Punës për Personelin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi një trajnim të dedikuar për personelin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ, me temë "Kodi i Punës", me qëllim rritjen e njohurive dhe përmirësimin e praktikave të punës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Trajnimi u zhvillua nga Dr. Enkela Hoxha, e cila sqaroi me kujdes aspektet kryesore të Kodit të Punës dhe ndikimin e tij në marrëdhëniet e punës në institucionet publike arsimore, të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve dhe punëdhënësve, organizimin e punës, kontratat, orarin, pushimet, disiplinën në punë dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve ka në programin e tyre trajnime të tjera shumë të nevojshme për ecurinë dhe zhvillimin personal të punonjësve në UBT.

UBT merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të projektit BEAMING në Banja Luka