Trajnim me fermerët në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi

Në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Astrit Balliu, ka realizuar vizita këshilluese në disa ferma në zonën e Fierit, Lushnjës dhe Kuçovës për përmirësimin e situatës aktuale në bimët e mbjella në serra.

Po ashtu, u zhvillua edhe një trajnim me fermerët dhe ekstensionistët e rajonit, ku iu prezantuan teknikat dhe pajisjet e thjeshta për rritjen e efektivitetit të shfrytëzimit të ujit dhe të plehrave kimike.

Si rezultat i takimit u bë e mundur identifikimi i problemeve aktuale të bimëve në serra, për të cilat u dhanë edhe rekomandimet e duhura për alternativat më të mira për përmirësimin e tyre.

Mirëpresnim për herë të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës Presidentin e Republikës së Shqipërisë