Një tjetër trajnim u zhvillua nga profesorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës mbi njohjen e bletarëve me teknikat e avancuara për prodhimin dhe vjeljen e qumështit të bletës si dhe përzgjedhjen e mbarështimin e mëmave me cilësi të lartë.
Përgjatë dy ditëve profesorët, Prof. Dr. Lumturi Sena dhe Prof. Asoc. Dr. Manjola Kuliçi, realizuan demonstrime fushore lidhur me rritjen dhe seleksionimin e mëmave të bletëve dhe teknikat për prodhimin dhe vjeljen e qumështit të bletës, më konkretisht:
-analizuan elementët esencialë, që ndikojnë për një rritje të suksesshme të mëmave,
-demonstruan metodën e shartimit me shkëputjen e larvave,
-këshilluan se për çdo shartim të zbatohet me përpikmëri kalendari i rritjes së mëmave.
Ditët fushore u zhvilluan pranë Bletarisë "Spaho" në Cërrik të Elbasanit, në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti "Fermat Lider".