Trajnim Rajonal për Hartat Online në kuadër të Projektit GEO-WB6

Në vijim të projektit GEO-WB6 – “Ngritja e një Qendre Gjeoinformacioni për Ballkanin Perëndimor”, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Instituti Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion (IAMO) zhvilluan kursin  trajnues me temë “Online Maps – Design, Implementation and More”.

19 pjesëmarrës nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor mësuan rreth parimeve të krijimit të hartave dhe mënyrës së implementimit të vizualizimeve interaktive të hartave online.

Pas ushtrimeve praktike mbi mbledhjen e të dhënave dhe prezantimin e funksionaliteteve kryesore të Google Earth Pro dhe ArcGIS Online,  pjesëmarrësit punuan projektet e tyre, e më pas u pajisën edhe me certifikata. 

Përparimi i Strategjisë UBT 2030 prezantohet në Vjenë