Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e praktikave profesionale të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare pranë Strehës Veterinare të kafshëve endacake.
Kjo marrëveshje ka për qëllim përvetësimin e njohurive praktike nga studentët, zhvillimin e aftësive të tyre profesionale në kushte reale pune, si dhe dhënien e një kontributi të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mirëqenies së kafshëve të braktisura dhe endacake në vend.
Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, dhe Drejtoresha e AMK, Znj. Blerta Dardha, dakordësuan kushtet e marrëveshjes dhe zbatimin e saj në funksion të rritjes së cilësisë së formimit profesional të studentëve, përforcimit të lidhjes midis arsimit dhe praktikës, si dhe realizimit të një misioni të përbashkët në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së kafshëve.