UBT merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të projektit BEAMING në Banja Luka

Universiteti Bujqësor i Tiranës u bë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të projektit BEAMING e mbajtur në Banja Luka, përfaqësuar nga Prof. Dr. Evan Rroco dhe Prof. Dr. Drini Imami, për të folur mbi arritjet e deritanishme të punëve kërkimore të realizuara dhe për planifikimin e aktiviteteve të tjera  në vazhdim.

Gjatë diskutimeve me grupet e interesit mbi fuqizimin e fermerëve përmes inovacionit dhe teknologjisë digjitale në fushën e bioekonomisë në Shqipëri, në kuadër të këtij projekti, u trajtuan edhe nevojat dhe sfidat për zhvillim në këtë fushë si: rritja e bashkëpunimit mes fermerëve dhe studiuesve, përmirësimi i strategjive për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, rritja e besueshmërisë së certifikimeve ushqimore promovimi i diversifikimit përmes markimit të produkteve lokale.

UBT vazhdon të nxisë inovacionin, të ndërtojë partneritete me institucione të ndryshme dhe të forcojë mundësitë për bashkëpunim në fushat e ekspertizës që mbulon.

Trajnim Rajonal për Hartat Online në kuadër të Projektit GEO-WB6