UBT nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Bolonjës, Itali
Në datën 6 prill 2023, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, nënshkroi në Bolonja të Italisë, një marrëveshje bashkëpunimi për mobilitete dhe kërkim shkencor me Universitetin e Bolonjës (konsideruar ndër universitetet më të vjetra në botë), konkretisht me Departamentin e Bujqësisë dhe Shkencave të Ushqimit (DISTAL), të përfaqësuar nga Prof. Rosalba Lanciotti

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë i mundur falë mbështetjes nga ana e projektit PEMA (Project of EMilia-Romagna for Albania), ku synohet një bashkëpunim i ngushtë mes dy institucioneve publike të arsimit të lartë në sfidat e sotme të bujqësisë dhe zinxhirit të prodhimit të ushqimit në Shqipëri dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.

Kjo marrëveshje është në linjë me marrëveshjet institucionale dhe tregtare që ekzistojnë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të forcohen akoma më tepër në terma të investimeve në sektorin e agro-përpunimit, në aftësimin dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë në prodhimin agro-ushqimor etj.

Mundësia e shkëmbimeve për stafin akademik dhe studentët do të lejojë trajnime dhe kërkime mbi teknologjitë dhe zgjidhjet e avancuara, përfshirë ato dixhitale, për zinxhirë të ndryshëm agro-ushqimor (si vaji i ullirit, frutat dhe perimet, etj), - duke menduar për një rritje të nivelit teknologjik në zinxhirët bujqësorë shqiptarë dhe një rritje e kontroll progresiv të cilësisë së prodhimeve parësore.

Kjo marrëveshje është në vazhdën e proçesit të filluar tashmë të ndërkombëtarizimit të ofertës akademike, shkencore dhe transferimit të teknologjive të UBT, me qëllim që t'i paraprijë sfidave të zhvillimit afatgjatë të këtyre sektorëve, jo vetëm në drejtim të zhvillimit të burimeve njërëzore, por edhe të studimeve shkencore dhe  lidershipit në gjenerimin e njohurive (know how) të teknologjive e transferimin e tyre në praktikë. 
OFERTË – PUNE