Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë firmosin marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve akademike dhe shkencore mes dy institucioneve.

Ceremonia e firmosjes u zhvillua në prani të Rektorëve të dy universiteteve, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku (UBT) dhe Prof. Dr. Adrian Civici (UMSH), të cilët theksuan rëndësinë strategjike të këtij partneriteti në krijimin e mundësive të reja për zhvillim të ndërsjellë institucional dhe profesional.


Në fokus të kësaj marrëveshjeje janë:
- Shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve,
- Zhvillimi i projekteve të përbashkëta kërkimore,
- Organizimi i konferencave dhe botimeve shkencore në fusha me interes të përbashkët,
- Ndarja e eksperiencave në fushën e menaxhimit institucional dhe zhvillimit organizativ.

Ky bashkëpunim synon të nxisë dijen, inovacionin dhe përvojën e ndarë në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në vend.

Reforma dhe Iniciativat Ndërkombëtare të UBT në Kuadër të Projektit UBT-BOKU 2030