Universiteti Bujqësor i Tiranës drejt formësimit të së ardhmes së tij të qëndrueshme

Universiteti Bujqësor i Tiranës është i vetmi në Shqipëri që në aktivitetin e tij fokusohet në mënyrë specifike në promovimin e ushqimit të shëndetshëm dhe një mjedisi të jetueshëm. Kjo i ka lejuar UBT që të ketë një qasje të integruar ndaj temave aktuale të nxehta, të tilla si ndryshimet klimatike apo presioni i vazhdueshëm mbi mjedisin natyror.

Reduktimi i ndikimit të ndryshimeve klimaterike dhe në mënyrë specifike përshtatja me pasojat e këtyre ndryshimeve janë një nga sfidat më të mëdha me të cilat bota sot po përballet, për të cilat ne po kërkojmë zgjidhje.

Si një reagim ndaj këtyre sfidave, Universiteti Bujqësor i Tiranës për herë të parë ka instaluar impiantin fotovoltaik me 213 kWp fuqi të instaluar. Si pasojë e këtij investimi miqësor me mjedisin, do të reduktohet rreth 130 ton emetime të CO 2 për 2023, ekuivalent me 6197 pemë të mbjella.

Ky investim është kryer falë mbështetjes financiare të Raiffaisen Invest Bank, duke i mundësuar Universiteti Bujqësor të Tiranës kursimin në vleren prej 40% të vlerës së faturës totale të energjisë që paguan aktualisht në një 1 vit.

UBT si një mjedis në ndryshim të vazhdueshëm, është shumë aktive në këto qasje dhe ka nevojë për shumë njerëz dhe studiues të rinj. UBT nxit qëndrueshmërinë në të gjitha nivelet për të gjithë studentët dhe stafin e tij, duke e bërë atë një kampus të hapur dhe të gjelbër, ku çdo njeri është i mirëpritur për tu bërë pjesë e tij.
Mundësi për studentët shqiptarë, për të aplikuar për bursa në programin Banach Scholarship Programme