Universiteti Bujqësor i Tiranës hap një kapitull të ri: Programe të reja ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin BOKU të Vjenës

Java e kaluar shënoi një moment historik për Universitetin Bujqësor të Tiranës, si përmbyllje e një procesi intensiv dhe bashkëpunues të zhvilluar gjatë 10 muajve të fundit.

 

Me përfshirjen e disa dhjetëra akademikëve austriakë, ndër më të mirët në Evropë, me mbështetjen e Universitetit BOKU të Vjenës dhe me punën e palodhur e përkushtimin e jashtëzakonshëm të drejtuesve dhe stafit akademik të UBT-së, dorëzuam për miratim ofertën më bashkëkohore, konkurruese dhe ndërkombëtare në historinë e arsimit bujqësor në Shqipëri.

Pas analizave të thelluara, misioneve akademike në Vjenë dhe konsultimeve me mbi 1,500 aktorë nga i gjithë vendi, janë gati programet e reja Bachelor që do përgatisin brezat e ardhshëm për sfidat e bujqësisë, pyjeve, ushqimit, teknologjisë dhe mjedisit.

Duke filluar nga viti akademik 2025-2026, UBT do të ofrojë këto programe studimi, të certifikuara nga Universiteti BOKU i Vjenës:

• Shkenca Bujqësore dhe Siguri Ushqimore

• Inxhinieri Mjedisi dhe Uji
• Inxhinieri Pyjore
• IT në Bujqësi dhe Mjedis
• Ekonomiks
• Menaxhim Biznesi
• Teknologji Ushqimore
• Ushqim dhe Shkencat e të Ushqyerit
• Dizajn Interieri dhe Inxhinieri Druri.

Një falënderim i veçantë për Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë,  Ambasadoren Sh. S. Znj. Monika Zahr dhe Qeverinë e Austrisë për vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Presim me padurim të zgjerojmë bashkëpunimin edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtarë si:

European Union in Albania

Ambasada Gjermane Tiranë
Ambassade de France en Albanie I Ambasada e Francës në Shqipëri
Embassy of Switzerland in Albania
British Embassy Tirana
U.S. Embassy Tirana

Projektet zhvillimore bëhen më të qëndrueshme kur mbështeten nga shkenca, edukimi dhe transferimi i teknologjisë.

Ftesë për Workshop