Fokusi kryesor i projektit është luftimi i këtij dëmtuesi në pyjet e Shqipërisë, duke angazhuar komunitetet lokale dhe të gjithë aktorët e interesuar për të rimëkëmbur ekosistemet pyjore.
Fakulteti i Shkencave Pyjore, UBT, do të ofrojë njohuritë dhe ekspertizën e tij në hartimin e protokolleve operacionale për kontrollin e procesionares, përdorimin dhe fuqizimin e Laboratorit qendror të Mbrojtjes së Pyjeve në Fakultet, trajnimin e stafit të shërbimit pyjor pranë bashkive pjesëmarrëse, hartimin e metodave mekanike dhe biologjike të kombinuara që do të aplikohen në sipërfaqet pilot etj.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Z. Artur Kala; Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku; Përfaqësues nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, Z. Fidan Dema dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Prof. Dr. Elvin Toromani gjatë takimit diskutuan dhe analizuan sfidat e shëndetit të pyjeve në përgjithësi dhe trajtimin në mënyrë efektive të dëmtuesit të procesionares së pishës.
Ky projekt do
të realizohet në sajë të bashkëpunimit mes Qeverisë Italiane dhe Qeverisë
Shqiptare, përmes financimit nga IADSA dhe SASPAC.