Universiteti Bujqësor i Tiranës vazhdon të konfirmojë bashkëpunimin e ofruar nga sektori privat në mbështetje të vizionit të tij për të përgatitur breza të rinj të mirëinformuar dhe të aftë për tregun e punës.
Kompania Megatek, hipermarketi i vetëm në Shqipëri i stilit "Bëje Vetë" DIY, ka konfirmuar edhe njëherë vullnetin e saj për të vijuar bashkëpunimin në projekte konkrete të përbashkëta për të ardhmen e studentëve tanë.
Përfaqësues të Megatek, në një leksion të hapur, ndanë me studentët përvoja profesionale dhe mundësi për praktika dhe punësim në fushën e administrimit të biznesit, agrobiznesit, financës, hortikulturës, arkitekturës së peizazhit, përpunimit të drurit dhe agronomisë.
Ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në afrimin e studentëve me sektorin privat dhe krijimin e mundësive për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis real pune.