Universitetit Bujqësor i Tiranës dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e tij në kuadër të projektit UBT-BOKU 2030.

Komisioni i Studimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe grupet e punës për programet e mësimit, të miratuar nga Senati Akademik i UBT, zhvilluan një takim me drejtuesit e njësive bazë dhe kryesore të Universitetit mbi modalitetet e konstituimit të grupeve të punës që do të punojnë për hartimin e ofertës së re akademike të UBT në kuadër të projektit UBT-BOKU 2030.

UBT dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe te gjithë stafit për t'i dhënë jetë këtij projekti dhe për të siguruar që rezultatet e tij të ndikojnë pozitivisht në forcimin e shkencës dhe arsimit bujqësor, si dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe mjedisor në Shqipëri dhe më gjerë.

Universiteti Bujqësor i Tiranës në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Pyjeve lançon projektin: “Hartimi i një modeli menaxhimi për luftimin e dëmtuesit të procesionares së pishës”