Universitetit Bujqësor i Tiranës nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Pyjeve në Sofie, Bullgari.

Në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes UBT dhe Universitetit të Pyjeve në Sofie, Bullgari, me praninë e Ambasadorit të Bullgarisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Momchil Raytchevski.

Dy institucionet, përfaqësuar nga Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Prof. Asoc. Dr. Hristo Mihaylov, me anë të kësaj marrëveshjeje hapën rrugë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht në fushën e kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të studentëve, stafit akademik apo ndihmës akademik përmes programit Erasmus.
 

Takimi pasoi me një vizitë në Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe u përmbyll me një ftesë të stafit të UBT në 100 vjetorin e themelimit të  Universitetit të Pyjeve në Sofje.

 

Bëhuni pjesë e sesionit informues që do të mbahet në Universitetin Bujqësor të Tiranës mbi programin READ