Urime 65 vjetorin e Fakultetit të Shkencave Pyjore

Kjo ditë e shënuar na kujton se, përmes kërkimit shkencor, edukimit dhe angazhimit të palodhur, Fakulteti ka formuar breza të tërë ekspertësh dhe profesionistësh që po kontribuojnë në përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Në këtë përvjetor, i dedikohet mirënjohje të gjithë atyre akademikëve që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë rrugëtim të gjatë e të suksesshëm, duke ngritur standardet e edukimit dhe shkencës në këtë fushë dhe duke arritur deri në rrugët e ndërkombëtarizimit në njësimin e diplomës me një nga universitetet europiane më me emër, Universitetin BOKU të Vjenës, Austri.

Angazhimi ynë për mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit është një mision që vazhdon, dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore mbetet një qendër e dijes dhe inspirimit për të ardhmen, për një mjedis më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm!

27 Janari përkon gjithashtu edhe me 102-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Universitetit Bujqësor i Tiranës dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e tij në kuadër të projektit UBT-BOKU 2030.