Zëvendës Rektorja për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet, Prof. Asoc. Dr. Romina Koto priti në një vizitë për herë të parë në Universitetin Bujqësor të Tiranës delegacionin e Akademisë së Shkencave të Lituanisë të drejtuar nga Kryetari Z. Jūras Banys.
Gjatë vizitës, palët ndanë përvoja dhe ide për zhvillimin e njohurive, përvojave ndërkombëtare dhe avancimin e kërkimeve në fushat e bujqësisë dhe teknologjive të reja.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe të frytshëm në fushën akademike e shkencore mes dy vendeve.