Workshop i mbajtur në Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e ushqimit dhe sigurisë ushqimore në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Vjenës.
Ekspertët nga fusha e mjekësisë veterinare dhe teknologjisë ushqimore e të dy universiteteve ndanë përvojat e tyre dhe zhvilluan diskutime mbi rolin e prodhimit të ushqimit dhe të ushqyerit në cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, ekspozimin e njeriut ndaj metaleve të rënda dhe rreziqeve të mundshme të shëndetit publik, si dhe biofilma-t në mjedisin e prodhimit të ushqimit.
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Identification and charachterisation of biofim hotspots in the Albanian Dairy Environment” të financuar nga AKSHI, ku pedagogia e UBT, Prof. Asoc. Dr. Rozeta Hasalliu është Koordinatore e projektit.