Workshop me studentët e Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit me temë "Peizazhi zanor dhe zhurmat".
Studentët patën mundësi të ishin pjesë e trajnimeve mbi metodat inovative të analizës dhe projektimit për kontrollin e zhurmës dhe krijimin e peizazheve zanore në hapësira urbane dhe arkitektonike.
Zhvillimi i workshopit, me koordinatore PhD Enkela Hasa, u bë në kuadër të lëndës "Studio 4-Rivitalizimi Urban" me qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë akustike të mjediseve të jashtme dhe ndikimin e tyre në shëndetin publik.