Zgjidhje bujqësore e qëndrueshme, thirrje për kurs veror në Izrael

Hapet thirrja për kurs veror në periudhën 25 qershor - 20 korrik 2023 në Kampusin Sde Boqer, Izrael.

Në kuadër të nismës për zgjidhje bujqësore të qëndrueshme, kursi intensiv 4 javor ofron për studentët ndërkombëtarë mundësinë e eksplorimit të një kombinimi mes kërkimeve bazë dhe ato të aplikuara në bujqësi dhe tema mjedisore që lidhen me tokat e thata.

Përveç zhvillimit kulturor, kursi do të ofrojë akses në njohuritë e fundit dhe teknologjitë e reja për përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe ujit në mbarë botën, ndikuar edhe prej ndryshimeve klimatike globale. 

Kursi mbahet në Instituti Blaustein për Kërkimin e Shkretëtirës. 

Ftohen të aplikojnë studentët e nivelit Bachelor, Master dhe Doktoraturë, duke vizituar faqen në internet ose duke kontaktuar Dr. Natalie De Falco në: agricourse@post.bgu.ac.il 

Afati i fundit i regjistrimit: 31 Mars 2023.

Kostoja e kursit është $2,000, e cila përfshin akomodimin, ushqimi, transporti nga/në aeroport dhe shkollimi. 

Aplikantët mund të aplikojnë për bursa: financim i plotë 1700 dollarë, gjysma e financimit 1000 dollarë ose financim i pjesshëm 500 dollarë.

Hapet për herë të parë Programi i Studimeve Specializuese Afatgjata