Zhvillimi i Turizmit dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore: Leksioni i Hapur nga Dr. Edlir Orhani

Nga mikpritja si art, te idetë kreative për zhvillimin e turizmit, studentët u bënë pjesë e një leksioni të hapur nga Dr. Edlir Orhani, i specializuar në fushën e administrimit të trashëgimisë kulturore.

Mes historive interesante dhe këshillave të vyera ai tregoi për studentët tanë pasuritë turistike të vendit tonë, sekretet e menaxhimit të turizmit, agroturizmit dhe mikpritjes.

Më konkretisht, disa nga çështjet  kryesore të trajtuara gjatë leksionit ishin:

·         Dark -Turizëm/Atraksioni turistik dhe guidat;

·          Udhërrëfyesi turistik dhe roli i tij në promovimin e atraksioneve turistike;

·         Tipologjitë e udhërrëfyesve turistikë dhe përfitimet që rezultojnë nga trajnimi dhe certifikimi;

·         Monumentet kulturore, objektet e diktaturës si nxitës të turizmit historik e kulturor dhe roli i udhërrëfyesit si promotor;

·         Komunikimi kulturor.

 

Thirrje për pjesëmarrje në trajnimin për zhvillimin e produkteve të reja “NPD Skills” - SPRING EDITION