Zhvillohet takimi hapës për implementimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor

Zhvillohet takimi hapës për implementimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor me në kryefjalë ndërtimin e rrugëve të  partneritetit me pushtetin lokal për zhvillimin rural, bujqësinë dhe mbrojtjen e pyjeve.

Përgjatë takimit, Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku bëri me dije për kryetarët e bashkive se stafi i tij do të jetë i angazhuar në identifikim e projekteve për problematikat e caktuara bujqësore që ata i shqetëson, zhvillimin e strategjive për nxitjen e eksporteve, planeve për zhvillim ekonomik e rural dhe ofrimin e trajnimeve për stafin e tyre mbi të gjitha fushat e ekspertizës që UBT disponon në përputhje edhe me kriteret dhe standardet e BE-së.

Shërbimet dhe konsulenca e UBT do të jetë në dobi të institucioneve e aktorëve qendrorë e lokalë në fushën e agronomisë, sigurisë  ushqimore, zhvillimin rural, menaxhimin e burimeve natyrore, riciklimin e mbetjeve, administrimin e pyjeve dhe zonave të mbrojtura, arkitekturën e peizazhit, turizmin rural etj.

Ekspertiza e specializuar, kërkimet e avancuara, shërbimet laboratorike dhe rrjeti i gjerë i bashkëpunimeve ndërkombëtare që UBT ka në potencialin e tij do të jetë në dispozicion të bashkive, dhe komuniteteve lokale me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave dhe gjithë vendit.

Urime 65 vjetorin e Fakultetit të Shkencave Pyjore